Diplomati gjerman Michael Roth viziton Shkupin

Pas të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot në Shkup do të jetë edhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri i shtetit gjerman për Evropën, Michael Roth. Kjo është pjesë e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për hapjen e rrugës evropiane të Maqedonisë dhe zbatimin e amendamenteve kushtetuese si kusht për përparimin drejt BE-së.
Sipas agjendës, Roth do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin me përfaqësues të Qeverisë dhe me liderin e VMRO-së – Hristijan Mickoski.
Është planifikuar pjesëmarrja në evenimentin rajonal “Përparimi i Procesit të Berlinit përmes Diplomacisë Parlamentare” në të cilin janë të ftuar deputetë dhe përfaqësues të shërbimeve eksperte të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bundestagut Gjerman dhe Parlamentit Evropian.