Detaje të aksidentit në hyrje të Tetovës

Detaje të aksidentit në hyrje të Tetovës

Në hyrje të Tetovës, një kamion i drejtuar nga shofer i Malit të Zi ka kaluar në drejtimin e kundërt të autostradës pasi ka humbur kontroll.

Nga MPB kanë dalur me detaje rreth aksidentit.

-Sot (18 nëntor) rreth orës 11:50 në SPB- Tetovë është raportuar se shtetasi malazez L.D.(35), ka qenë duke vozitur kamionin “Volvo” me rimorkio me targa të Malit të Zi, në pronësi të N.P. “Podgorica”, në autostradën Shkup – Tetovë, ka humbur kontrollin dhe më pas ka goditur bankinar e autostradës. Pas aksidentit, shoferi është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit një ekip i SPB-Tetovë po kryen këqyrje, thuhet në kumtesë.

MARKETING