Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë

Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë

Sonte rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident në Çair, ku mbetën të lënduar dy persona.

Në këtë aksident ishte e përfshirë edhe një veturë e MPB-së.

 “Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00. Janë të përfshira vetura “Porshe” me targa të Shkupit, vetura “Pasat” me targa të Shkupit dhe vetura “Shkoda” në pronësi të MPB-së. Dy persona, për të cilët nuk dihen se në cilën veturë kanë qenë, kanë pësuar lëndime trupore. Njëri është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit, tjetri në Urgjencën e Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, bëjnë të ditur nga SPB Shkup.

MARKETING