Dëshiron të bëhet sërish ‘djall i kuq’, Mourinho ‘i shkel syrin’ klubit të njohur anglez

Dëshiron të bëhet sërish ‘djall i kuq’, Mourinho ‘i shkel syrin’ klubit të njohur anglez

Manchester United po pret të kuptojë se çfarë do të bëhet me pankinën e vet. Cikli me Erik ten Hag nuk u ngrit kurrë në pritshmëritë e kërkuara, ndaj duket i destinuar të ndërpritet kësaj vere. Humbja e fundit kundër Crystal Palace 4-0 në “Selhurst Park” rriti pasigurinë e të ardhmes së holandezit.

Tashmë ka shumë pasardhës të mundshëm të Ten Hag në “Old Trafford”, por në Manchester po përhapet një thashethem mjaft i bujshëm. Konkretisht, thuhet se Jose Mourinho është gati të kthehet në stolin e “Djajve të Kuq” për herë të dytë.

Portugezi ishte trajner i Manchester United nga viti 2016 deri në dhjetor 2018, kur u shkarkua dhe u zëvendësua nga Solskjaer. 61-vjeçari, sipas asaj që raportohet nga “Manchester Evening News”, do t’u kishte besuar miqve dhe të njohurve më të afërt dëshirën për t’u bërë sërish trajner i Manchester United.

Në dy vite e gjysmë në “Old Trafford”, Mourinho arriti të fitojë një “Europa League” dhe një Kupë të Ligës Angleze. Që nga janari, “Special One” është pa ekip, teksa u shkarkua nga Roma dhe u zëvendësua nga De Rossi pas një pjese të parë zhgënjyese të sezonit.

MARKETING