Dërgohet kërkesa për ekstradimin e Ljupço Palevskit

Dërgohet kërkesa për ekstradimin e Ljupço Palevskit

Ministria e Drejtësisë dërgoi në Turqi kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit, e cila përmes MPJ-së, në rrugë diplomatike do tu përcillet autoriteteve turke.
Dokument origjinal është dërguar përmes DHL deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe në verzion të skenuar është dërguar në INTERPOL. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, procesim në kohë dhe veprim nga ana e tyre në periudhë më të shkurtër të mundshme. Ministri Krenar Lloga ka nënshkruar dje kërkesën për ekstradim, me të cilën filloi procedura e ekstradimit të Ljupço Palevskit. Gjatë ditës së sotme, të gjitha shkresat dhe dokumentet e nevojshme në mënyrë eksprese janë përkthyer në gjuhën turke, pas së cilës kërkesa për ekstradim u është dërguar autoriteteve turke. /SHENJA/

MARKETING