Derbi shqiptarë në basketboll i takon BC Çairit
Mbrëmë është zhvilluar derbi shqiptarë në basketboll në mes BC Çairit dhe KB Shkupit. Ky derbi i takoi ekipit të BC Çairit të cilët shënuan një fitore me rezultat të thellë 98-80, shkruan SHENJA.
Është kjo fitorja e tretë në po aq ndeshje për Çairin, duke dëshmuar kështu edhe formën e shkëlqyeshme në të cilën po kalojnë të përzgjedhurit e trajnerit, Erhan Ramadani.
“BC ÇAIR nuk la asnjë dyshim për epërsinë e saj, duke mposhtur Kb Shkupin me një performancë që ishte totalisht dominuese. Me një lojë të pakrahasueshme dhe mbizotërim absolut, Çairi mer fitoren e tretë radhazi në po aq ndeshje dhe dëshmon se është superfuqi e vërtetë e basketbollit.
Kundërshtarët ishin të pafuqishëm përballë lojtarëve tanë në çdo aspekt të cilët i përmbysën plotësisht shpresat e tyre për një rezultat të denjë. Kjo ishte një ndeshje ku BC Çair 2030 luajti edhe me lojtarët e AKADEMISË të cilët patën një paraqitje perfekte”, qëndron në njoftimin e klubit nga Çairi.