Deputetja Ilire Dauti shkarkohet nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale
Me 61 vota “pro”, në Kuvend sot deputetja nga radhët Frontit Europian, Ilire Dauti është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit së Kuvendit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Ndërkohë, gjatë diskutimeve gjatë ditës në seancë, deputetja nga partia e Ziadin Selës ka deklaruar se interpelaca ndaj saj është reflektim e tendencës për të shuar zërat e deputetëve kundërshtarë. /SHENJA/