Deputetët e komunitet turk në Kuvend takojnë ambasadorin e ri të Turqisë, ftesë për vizitë zyrtare në Ankara

Deputetët e komunitet turk në Kuvend takojnë ambasadorin e ri të Turqisë, ftesë për vizitë zyrtare në Ankara

Deputetët e komunitetit turk në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut zhvilluan një takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Alper Aktash, ku në fokus ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit parlamentar.

MARKETING

Shik.mk

Delegacioni i deputetëve, i përbërë nga Ismail Jahoski, Bejxhan Iljas, Rexhep Ismail dhe Mevmet Xhaferi, u udhëhoq nga Sali Murati, kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, ndërsa theks i veçantë iu kushtua intensifikimit të kontakteve ndërmjet dy parlamenteve.

Bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, përfshirë shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kontakteve ndërparlamentare.

Një nga zhvillimet konkrete të takimit ishte ftesa zyrtare që Grupi Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Turqisë mori nga Grupi Turk i Miqësisë me Maqedoninë e Veriut për një vizitë zyrtare në Turqi.

Në përfundim, deputetët i uruan ambasadorit Alper Aktash sukses në detyrën e re diplomatike, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve.

MARKETING