Deputetët e ASH-së nuk do të votojnë ligjin për riorganizimin e ministrive

Deputetët e ASH-së nuk do të votojnë ligjin për riorganizimin e ministrive
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian nuk do të votojnë ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, pasi që siç thonë nga ASH-ja nuk pajtohen me atë propozim.

Lajmin për TV Shenja e ka konfirmuar zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri.

“Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në seancë dhe nuk do të votojnë ndryshimet ligjore sepse nuk pajtohemi me atë propozim. Ne mbetemi pjesë e Frontit Europian, për këtë qëllim edhe përfaqësuesi jonë mori sot pjesë në takim, por njëkohësisht ruajmë edhe autonominë tonë si subjekt dhe ruajmë qëndrimin tonë për tema që nuk pajtohemi siç janë këto ndryshime ligjore”, u shpreh Zeqiri. /SHENJA/

MARKETING