Departamenti i Shtetit: Marrëveshja për NATO-n hyri në fuqi për Maqedoninë e Veriut

Departamenti i Shtetit: Marrëveshja për NATO-n hyri në fuqi për Maqedoninë e Veriut

Sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken informoi sot se me deponimin e instrumenteve për ratifikimin e Marrëveshjes për pozitën juridike të NATO-s, marrëveshja ka hyrë në fuqi për Maqedoninë e Veriut.

“Më 4 dhjetor të vitit 2023 Republika e Maqedonisë së Veriut i deponoi instrumentet për ratifikimin e Marrëveshjes për statusin e Organizatës në Marrëveshjen Veri-Atlantike, përfaqësuesve nacionalë dhe personelit ndërkombëtar”, njofton Blinkeni.

Sipas pikës 26, paragrafi 2, Marrëveshja për NATO-n hyri në fuqi për Republikën e Maqedonisë së Veriut më 4 dhjetor të vitit 2023, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Qershorin e vitit të kaluar Maqedonia e Veriut e nënshkroi Marrëveshjen për pozitën juridike në Organizatën e Marrëveshjen Veri-Atlantike, përfaqësuesve nacionalë dhe personelit ndërkombëtar, të miratuar në Otavë më 20 shtator të vitit 1951, e njohur si Marrëveshja e Otavës, njoftoi atëherë MPJ.

Marrëveshja e Otavës, deponues i të cilës është Qeveria e SHBA-së, përfaqëson kornizë juridike për funksionimin e Organizatës të Marrëveshjes Veri-Atlantike për kryerjen e detyrave të përfaqësuesve nacionalë të shteteve anëtare të NATO-s dhe të personelit ndërkombëtar në organizatë.

Me këtë Marrëveshje rregullohet pozita e brendshme – juridike, privilegjet dhe imunitetet e organizatës, statusi dhe privilegjet dhe imunitetet e përfaqësuesve nacionalë nga shtetet e NATO-s dhe të personelit ndërkombëtar në NATO.

MARKETING