Denoncimet për bomba, Spasovski: Nuk mund të ndërmerrni masa në vitin 2023 me metodat e viteve 90-ta

Denoncimet për bomba, Spasovski: Nuk mund të ndërmerrni masa në vitin 2023 me metodat e viteve 90-ta

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njofton se në periudhën e kaluar nuk ka denoncime për bomba ose sulme hibride.

“Kemi qenë të informuar vazhdimisht dhe nëse ka diçka, sigurisht që publiku do ta marrë vesh.

Janë marrë një sërë masash. Ju e dini që ne miratuam udhëzime dhe protokolle si i vetmi vend në rajon, i cili i përshtati të gjitha këto protokolle me kohët dhe tendencat e reja. Punonim me protokolle të viteve të 90-ta dhe të ish-Jugosllavisë.

Sot koha është ndryshe dhe përparimi teknologjik është ndryshe. Nuk mund të ndërmerrni veprime në 2023 me metoda të viteve 90-ta. Tani nuk kemi kërcënime të tilla elektronike. Të gjitha aktivitetet po ndiqen hap pas hapi dhe kapaciteti është në nivel të lartë”, tha Spasovski në një deklaratë për media.

MARKETING