Deklaratë mbështetëse nga 66 dijetarë islam për presidentin Erdogan

Deklaratë mbështetëse nga 66 dijetarë islam për presidentin Erdogan

Këtë të diel do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Përveç përkrahjes që ka marrë nga personalitete nga Europa, Ballkani dhe më gjërë, së fundmi me një deklaratë publike kanë dal 66 dijetarë të mirënjohur të botës islame, të cilët e mbështesin presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Pjesë e këtyre dijetarëve që e mbështesin Erdogan është edhe presidenti i Unionit të dijetarëve muslimanë, njëherit myftiu i Libisë.

“Votuesi turk e di dhe i sheh vetë përmasat e transformimit që ka përjetuar Turqia nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Nëse bëhet një krahasim i kushteve të Turqisë njëzet vjet më parë dhe kushteve tani do të vërejmë ndryshim të madh, Stambolli është bërë një nga qytetet më të bukura në botë, ndërsa më parë ishte i mbytur me problemet e ujit, kanalizimeve dhe plehrave! Në të gjithë botën islame, ai jep siguri për të gjithë ata që vuajnë nga padrejtësitë dhe persekutimi në vendin e tyre, nga lindja e largët e ujgurëve, myslimanëve në Rohingja, e deri në perëndimin e largët të muslimanëve që i frikësohen vetes dhe fëmijëve të tyre nga ligjet për marrjen e fëmijëve ose islamofobia”, thuhet mes tjerash në letrën e nënshkruar nga 66 dijetarët islam.

Ndërsa në fund të deklaratës thuhet se për këto arsye muslimanët duhet të votojnë në favor të Presidentit Rexhep Taip Erdogan, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

MARKETING