DAP: Më 17 mars përfundon afati për dorëzimin e formularit DLD-DB dhe formularin B

Drejtoria e të Ardhurave Publike sot i ka njoftuar ushtruesit e detyrës, gjegjësisht tatimpaguesit e regjistruar si tregtarë individualë, persona fizikë që merren me veprimtari bujqësore, zejtare dhe personat që ushtrojnë shërbime ose punë të pavarura, të cilët realizojnë të ardhura nga kryerja e një veprimtarie të përcaktuar në përputhje me nenin 19 të Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale, se po afrohet afati i fundit për dorëzimin e Bilancit tatimor vjetor (formulari “DLD-DB”) dhe Bilancin e të hyrave dhe të dalave (formulari “B”).
“Periudha tatimore për të cilën përcaktohen të ardhurat e përgjithshme dhe shpenzimet e përgjithshme në operacionet e tatimpaguesit është një vit kalendarik. Nëse tatimpaguesi ka kryer një veprimtari të pavarur për një periudhë më të shkurtër se një vit kalendarik, periudhë tatimore konsiderohet periudha e vitit në të cilin tatimpaguesi ka kryer aktivitetin”, shtohet në njoftimin e DAP.
Formularët “DLD-DB” dhe “B” dorëzohen detyrimisht në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në mënyrë elektronike, përmes sistemit të shërbimeve elektronike tatimore https://e-ujp.ujp.gov.mk, jo më vonë se 17 marsi i vitit 2025 (duke pasur parasysh se data 15 bie në ditë jopune) për të ardhurat e realizuara në vitin paraprak, si dhe në Regjistrin Qendror të RMV-së.