Daniella Dimovska është zgjedhur kryetare e Gjykatës themelore penale Shkup

Daniella Dimovska është zgjedhur kryetare e Gjykatës themelore penale Shkup

Gjykatësja Daniela Dimovska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore Penale në Shkup në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.

Vendimi është marrë pas procedurës së zhvilluar përmes shpalljes publike, në të cilën aplikime kanë dorëzuar dy kandidatë – Daniela Dimovska, gjyqtare dhe ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Penale në Shkup, dhe Ivica Stefanovski, gjyqtar në të njëjtën gjykatë.

Kryetari i Komisionit për përzgjedhje, Ivica Nikollovski, informoi se të dy aplikimet kanë qenë të rregullta dhe kandidatët i kanë kaluar testimet dhe intervistat e parashikuara. Pas miratimit të raportit dhe zhvillimit të votimit, Dimovska u zgjodh kryetare e gjykatës.

Dimovska një vit më parë ishte zgjedhur ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Më herët, ajo ishte gjyqtare në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në të njëjtën gjykatë.

MARKETING