Çmimet “në qiell”, banesat në Shkup larg xhepit të qytetarëve, u shtrenjtuan me 13.3 përqind

Çmimet “në qiell”, banesat në Shkup larg xhepit të qytetarëve, u shtrenjtuan me 13.3 përqind

Çmimet e banesave në Shkup vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadaltë se në fillim të vitit, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë.

Sipas të dhënave nga Banka Popullore, në tremujorin e dytë çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 13.3 përqind në vit. Në bazë tremujore, çmimet e pasurive të paluajtshme shënuan një rritje prej 5.5 përqind.

Në tremujorin e parë të këtij viti, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 16.6 përqind.

Apartamentet e reja në qendër të Shkupit arritën në 3,000 euro për metër katror.

Sipas Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, në tremujorin e parë të vitit 2026, apartamenti më i shtrenjtë i shitur ishte një apartament prej 45 metrash katrorë në Kisella Voda, për një çmim prej 130,000 eurosh.

MARKETING