Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që të lirojë çmimet e derivateve të naftës. Sipas vendimit të KRRE-së, dizeli dhe EUROSUPER BS-95 lirohen për 1 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 0.50 denarë.
Pas mesnate një litër EURODIZEL do të kushtojë 109,00 denarë. Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 109, 00 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 111.50 denarë.
Një litër Vaj Ekstra të Lehtë për Amvisëri do të kushtojë 107 denarë. /SHENJA/