City mposht Arsenalin dhe rihap garën për titull në Premier League

City mposht Arsenalin dhe rihap garën për titull në Premier League

Manchester City ka marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Arsenalit në supersfidën e javës së 33-të të Premier League, duke rihapur plotësisht garën për titull.
Takimi i zhvilluar në Etihad Stadium nisi vrullshëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 16-të me anë të Rayan Cherki. Mesfushori përfitoi nga një pasim i Matheus Nunes, depërtoi në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Reagimi i Arsenal erdhi menjëherë. Në minutën e 18-të, një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma bëri që topi të përplasej te Kai Havertz dhe të përfundonte në rrjetë, duke barazuar shifrat.
Në pjesën e dytë, City gjeti golin e fitores në minutën e 65-të. Pas një aksioni të ndërtuar nga O’Reilly, krosimi i tij u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga Erling Haaland, i cili vulosi rezultatin 2-1.

Pas kësaj sfide, Arsenal mbetet në krye me 70 pikë, ndërsa Manchester City ngjitet në kuotën e 67 pikëve në vendin e dytë, duke pasur edhe një ndeshje të prapambetur ndaj Crystal Palace. Gara për titullin në Angli mbetet plotësisht e hapur.

MARKETING