Champions League/ Mësohen verdiktet e fundit, zhënjejnë Milan dhe Juventusi

Champions League ka mbyllur fazën e parë të formatit të ri ku janë përcaktuar dhe 8 skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ve, ndërkohë që 16 të tjera do të luajnë në fazën Play Off, 8 janë eliminuar.
Liverpooli pësoi humbjen e parë këtë sezon në Champions 3-2 në ransfertën ndaj PSV. Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Atalantës. Manchester City do të vijojë garën për të marrë një biletë për në 16 më të mirat pasi fitoi 2-1 ndaj Brugge.
Zhëgenëjnë Milan dhe Juventus. Kuqezinjtë u mundën 2-1 nga Dinamo Zagreb e Cannavaros duke humbur shansin për ta mbyllur në 8 vendet e para, ndërkohë që Juventus u mund 0-2 nga Benfica.
Interi triumfoi 3-0 ndaj Monacos me një tripletë të shënuar nga kapiteni Lautaro Martinez dhe ku titullar ishte edhe Asllani.
Skuadrat e kualifikuara në 8 më të mirat e Championsit: Liverpooli, Barcelona, Arsenali, Inter, Atletico Madrid, Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.