Bytyqi: Rritja e pagës minimale është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve

Bytyqi: Rritja e pagës minimale është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve

Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se gëzohet që ka ardhur dita që caktimi i rrogës minimale të mos jetë lëndë e bisedimeve, kërcënimeve dhe fitimit të pikëve politike.

“Qytetarët do të marrin për 2 175 denarë rrogë më të madhe minimale me pagesën për muajin mars. Sot në Këshillin Ekonomiko-Social ku nëpërmjet dialogut me sindikatat dhe punëdhënësit vjet u dakorduam për zgjedhje sistematike dhe metodologji të re për rritje të vazhdueshme të pagës minimale, e kemi caktuar këtë shumë. Dhe kjo është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve. Të sigurojmë standard për qytetarët dhe përkrahje të fuqisë blerëse për qytetarët tonë. Kjo është rruga e vetme e drejt për të siguruar drejtësi sociale”, tha Bytyqi, raporton SHENJA.

Ai tha se për vetëm gjashtë vite rroga minimale është dyfishuar dhe tani është 20 175 denarë. /SHENJA/

 

 

MARKETING