Bytyqi: Rritja e numrit të ministrive rrit joefikasitetin

Bytyqi: Rritja e numrit të ministrive rrit joefikasitetin

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në Kuvend në diskutimin mbi riorganizimin e ministrive u shpreh se rritja e numrit të ministrive sjell joefikasitet.

“Efikasiteti gjithmonë thotë me shpenzime më të vogla fitohet më shumë. Më shumë institucione sjellin më shumë burokraci, shpenzime të panevojshme dhe komplikime shtesë në koordinim me institucione të ndryshme. Në vend se të përmirësohet efikasitetit, por krijohet kaos dhe konfuzion”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se me këtë ligj nuk ofrohet diçka në institucione, por më shumë ka riemërime.

MARKETING