Bujar Osmani: Lajmin e parë që po vjen presidenti i parë e kemi marë pikërisht në Kumanovë

Bujar Osmani: Lajmin e parë që po vjen presidenti i parë e kemi marë pikërisht në Kumanovë

Kandidati për president nga radhët e Frontit Evropian, Bujar Osmani sonte ka takuar banorët në komunën e Likovës.

“Lajmin e parë që po vjenë Presidenti i parë e kemi marë pikërisht në Kumanovë, kur për tre orë mblodhet mbi 1000 nënshkrime, për kandidaturën time, andaj ju falenderoj nga thellsia e zemrës për këtë mbështetje por edhe për këtë masovitet sonte dhe për këtë energji dhe shpresë që po e ndjejë sonte në këtë sallë këtu. Asnjëherë si tani nuk kemi qenë para dy të ardhmeve krejt ndryshe. Kanë mbetur edhe disa ditë që të vendosim se cilën të ardhme do e zgjedhim. A do të lejojmë që të na kthehet nacionalizmi I tërbuar që kërkon 61 deputet, apo do ta ruajmë kursin e dinjitetit të institucionalizuar nëpërmjet Frontit Europian. Politika është punë fisnike, ndoshta dikush e ka kontaminuar, ndoshta opozita me ketë fushatë të zezë, vetëm duke hedhur baltë me principin pështyj ndaj kundërshtarit se diçka do të ngjitet, ka krijuar përshtypje se politika është diçka e keqe. Politika nuk është punë e lehtë, është shërbim publik”, u shpreh Osmani.

MARKETING