Britania, dritë jeshile Ukrainës: Përdorni raketat Storm Shadow kundër Rusisë!
Britania e Madhe ka vendosur t’i lejojë Ukrainës përdorimin e raketave të saj Storm Shadow me rreze të gjatë veprimi për sulmet brenda territorit rus. Lajmin e përcjellë The Guardian, duke cituar zyrtarë britanikë që kanë preferuar të ruajnë anonimatin.
Kievi insiston prej kohësh në heqjen e kufizimeve të vendosura ndaj tij për të përdorur kundër vendit agressor armë të tilla, e argumenton se këto kufizime po i mbysin përpjekjet e tij për fituar këtë luftë. Washingtoni druhet se lejimi i Ukrainës që të godasë thellë në territorin rus me armët e SHBA mund të përshkallëzojë situatën.
Një ditë më parë, Kievin e vizituan Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe homologu i tij britanik David Lammy. Kjo ndalesë e tyre tyre erdhi papk pas konfirmit të SHBA-së se Irani kishte dorëzuar raketa balistike në Rusi, duke i dhënë Moskës atë që Blinken e përshkroi si “një aftësi shtesë dhe fleksibilitet shtesë” në konflikt.
Në përgjigje të një pyetjeje nëse SHBA-ja do të ndryshonte politikën e saj në lidhje me sulmet me rreze të gjatë, të cilën presidenti Joe Biden thuhet se e ka marrë në konsideratë javët e fundit, Blinken u përgjigj, duke thënë se SHBA-ja ka qenë e gatshme të ndryshojë në mënyrë fleksibile strategjinë e saj “që nga dita e parë”.
“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ishte komenti i tij. Ai nuk komentoi në mënyrë specifike një ndryshim të mundshëm në politikën e raketave Storm Shadow, dhe mund të jetë e mundur që një vendim i tillë mund të merret me dyer të mbyllura – ose që Londra mund ta marrë vendimin në mënyrë të njëanshme.