BOTA NË FOKUS | Strategjia po dështon! – Shkatërrohet rrjeti i Mosadit brenda Iranit!

BOTA NË FOKUS | Strategjia po dështon! – Shkatërrohet rrjeti i Mosadit brenda Iranit!

MARKETING

Që nga fillimi i konfliktit SHBA–Izrael ndaj Iranit, planet strategjike janë përballur me dështime të njëpasnjëshme. Struktura e spiunazhit izraelit MOSAD brenda Iranit u shkatërrua, duke eliminuar çdo mbështetje anti-regjimi brenda vendit.

MARKETING

Sample Image

Plani për inkursion tokësor me ndihmën e forcave kurde dështoi, ashtu si përpjekjet për të ndryshuar regjimin dhe për të shkatërruar programin bërthamor iranian. Ndërkohë, Irani vazhdon të rezistojë duke mbajtur infrastrukturën kritike dhe programin bërthamor të të sigurt deri në këto momente, në qëllimin kryesor, mbijetesën.

Megjithëse Irani dëshmon dëme të konsiderueshme në infrastrukturën ushtarake dhe civile, ende vazhdon t’u kundërpërgjigjet sulmeve amerikano-izraelite duke shkaktuar dëme si në bazat amerikane brenda vendeve të Gjirit, ashtu edhe në Izrael, edhe pse ka një cenzurë të rreptë mbi realitetin e gjendjes reale në terren.

SHBA-ja dhe Izraeli, pas këtyre dështimeve, janë përqendruar më shumë në presionin mbi Ngushticën e Hormuzit, duke tentuar të ndikojnë ekonomikisht dhe globalisht, ndërsa objektivat ushtarako-politike brenda Iranit mbeten të paarritshme.

Kjo tregon një realitet të qartë: lufta, e projektuar për të rrëzuar regjimin iranian dhe për të shkatërruar kapacitetet e tij, po dështon, ndërsa Irani vazhdon të mbijetojë dhe të ruajë pozicionin strategjik, duke e bërë këtë konflikt një test të vërtetë të kufijve të forcës ushtarake dhe presionit global. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING