BOTA NË FOKUS | Si u ndryshua demografia e Palestinës?

BOTA NË FOKUS | Si u ndryshua demografia e Palestinës?

Territori i Palestinës në periudhën mes dy luftërave botërore, atëherë kur Britania ushtronte pushtetin në këto toka, iu nënshtrua kolonizimit të ngadalshëm duke sjellë hebrenj të Evropës Lindore si refugjatë.

Ideja për një shtet hebre, ishte ngjizur që moti në qarqet sioniste, ndërsa koncept modern dhe serioz do të merrte në Rusi në vitet 1880, kur u formuan grupe hebreje me synimin specifik për t’i ardhur në ndihmë vendosjes hebreje në Palestinë.

Kjo ide kishte marrë jetë gjatë mandatit britanik në Palestinë në periudhën 1917-1948. Historianët theksojnë se paaftësia e Londrës për të balancuar imigracionin hebre me të drejtat e arabëve palestinezë gjatë asaj periudhe e shndërroi mandatin në burim të një grindjeje strukturore dhe afatgjate, ndërsa ne sot po e shohim se realisht nuk është një konflikt i armatosur, por nëj agresion i pafund i fuqive koloniale për të ndryshuar tërësisht realutetin demografik në territoret palestineze. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING