‘Bota në fokus’: Shteti imagjinar i Palestinës në mitologjinë sionist
-Zgjidhja me dy shtete është shpikje izraelite që i ka shërby shtetit sionist të blejë kohë derisa të pushtojë gjithë territoret e Palestinës dhe ta përfundojë tërësisht planin e spastrimit etnik, që Izraeli të mbetet i pastër etnikisht.
-Prandaj, historiani hebre Ilan Pappe vlerëson se fitoja e parë e çështjes palestineze do të jetë kur ky mit të varroset.
-Sipas tij, kjo maskaradë do të përfundojë shpejt, paqësisht apo dhunshëm, por si do që të jetë, do të jetë e dhimbshme, sepse asgjë nuk po e ndalë Izraelin nga plotësimi i kolonizimit të Bregut Perëndimor dhe pushtimi i Gazës, madje, e gjithë kjo po bëhet me bekimin ndërkombëtar.
-Sidoqoftë, sipas tij, sapo zgjidhja e dy shteteve të varroset, do të jetë hequr një pengesë e madhe për një paqe të drejtë në Izrael dhe Palestinë.
-Kolonializmi mund të përshkruhet si lëvizja e evropianëve në pjesë të ndryshme të botës dhe krijimi i kombeve të reja “të bardha” atje ku popujt vendas kishin një herë mbretëritë e tyre.
-Këto kombe mund të krijohen vetëm nëse kolonët përdorin dy logjika: logjikën e eliminimit, duke hequr qafe me çdo mjet të mundshëm popullsinë vendase, përfshirë këtu edhe genocidin, dhe logjikën e çnjerëzimit, duke i konsideruar joevropianët si inferiorë dhe që nuk meritojnë të kenë të njëjtët të drejta si kolonët.
-Evropianët i kanë implementuar me krenari gjithë këto tmerre në gjithë Afrikën, ndërsa të njejtën e kanë vazhduar deri sot në Palestinë me ideologjinë sioniste.
Avdi Bakiju /SHENJA/