(VIDEO) 25 vjet nga Ohri, Ali Ahmeti: “Të arriturat janë të garantuara nga SHBA, BE dhe NATO”
Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një panel diskutimi, ku morën pjesë gjashtë panelistë. Aktiviteti nisi me shfaqjen e një dokumentari, i cili përmes kronologjisë paraqiti ngjarjet që i paraprinë konfliktit të vitit 2001, zhvillimet gjatë konfliktit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, si dhe zhvillimet në 25 vitet e fundit.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte njëri ndër protagonistët kryesorë të konfliktit të vitit 2001, tha se Marrëveshja e Ohrit ka qenë një nga faktorët kryesorë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO, ndërsa ajo duhet të shërbejë edhe si bazë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Ai tha se, aq sa e duan liderët maqedonas Maqedoninë e Veriut, aq e do edhe ai, duke theksuar se interes i përbashkët duhet të jetë përparimi dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Un e dua Maqedoninë z.Buçkovski sa e doni ju, ky është vendi im, këtu i kam gjysh e stërgjyshë, katragjyshë e varet, sa e do Branko Cërvenkovski, sa e do Hristijan Mickoski, prandaj larg duartë nga Marrëveshja e Ohrit ç’do kush që tenton të rrënojë gjuhën shqipe, të rrënojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë. Të arriturat me marrëveshjen e Ohrit, të garantuara me marrëveshjen e Ohrit, M.O e garantuar nga SHBA, BE dhe NATO, kështu që kemi punuar bashkë 20 vjet, nuk them un që është vetëm rezultat i shqiptarëve, nuk them un që vetëm shqiptarët kanë fituar me M.O, ka fituar edhe kombi maqedonas”.
Në rolin e diplomatit, foli edhe Profesor Enver Hoxha nga Kosova, i cili tha se M.O është nja ngjarje e madhe historike e pa kthyeshme.
ENVER HOXHA, DIPLOMAT
“Nëse dikush mendon që mund ta ritkhen mbrapa, ta rishkrun, ta rifurnizon e ka gabim, sepse M.O sikurse që është edhe plani i Ahtisarit në Kosovë, është një dokumentë, i cili e mbyllë një epok dhe ai dokumentë themel i një shteti se si të rregullohen marrëdhëniet mes dy grupeve më të mëdha etnike”.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjatë vitit 2001, Paskal Milo, tha se qeveria shqiptare gjatë konfliktit në Maqedoninë e Veriut ka qenë gjithmonë në koordinim me faktorin ndërkombëtar.
PASKAL MILO, ISH MINISTËR I PUNËVE TË AJSHTME TË SHQIPËRISË
“Më 26 marsë të vitit 2001, Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, na dërgoi ministrave të jashtëm të rajonit nga një letër, në të cilën na bënte thirrje që të mobilizoheshim, të angazhoheshim, për të gjetur një zgjidhje, për të ndihmuar zgjidhjen e krizës në Maqedoni”.
Samir Mustafa /SHENJA

