‘Bota në fokus’: Roli i Biblës në kolonizimin e Palestinës

‘Bota në fokus’: Roli i Biblës në kolonizimin e Palestinës

-Roli i Biblës brenda jetës hebreje ofron një dallim akoma më të qartë ndërmjet hebraizmit dhe sionizmit.

-Rabinët kryesorë e trajtonin historinë politike në Bibël, si dhe idenë e sovranitetit hebre mbi tokën e Izraelit, si tema anësore në botën e tyre shpirtërore të dijes.

-Të nisur nga interesat e tyre, udhëheqësit sionistë i kundërshtuan plotësisht interpretimet tradicionale biblike.

-Një nga përdorimet më intriguese të Biblës në sionizëm është ai që zbatohet nga krahu socialist i lëvizjes.

-Sionistët donin të sekularizonin jetën hebreje dhe ta përdornin Biblën si një justifikim për kolonizimin e Palestinës.

-Me fjalë të tjera, ndonëse ata nuk besonin në Zot, dilte se, pavarësisht kësaj, Zoti ju kishte premtuar atyre Palestinën.

-Në kohën e Herclit, Palestina nuk ishte atdheu i domosdoshëm për hebrenjtë. Ai kishte shqyrtuar seriozisht alternativa të tjera përveç Palestinës, si për shembull Ugandën, për të qenë atdheu i premtuar i Sionit. Gjithashtu ai kishte parë edhe destinacione të tjera në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, si edhe në Azerbajxhan.

-Me vdekjen e Herclit, sionizmi gjeti shtëpi në Palestinë dhe Bibla u bë akoma më shumë se më parë një burim për të provuar të drejtën hyjnore të hebrenjve mbi tokën.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING