BOTA NË FOKUS | Ramazanet në Gazën e shkatërruar!

BOTA NË FOKUS | Ramazanet në Gazën e shkatërruar!

Që nga viti 2000 e deri sot, historia e Ramazanit në Gaza është histori e dy realiteteve paralele: një muaj i shenjtë që simbolizon mëshirë dhe bashkim, dhe një realitet i dhunshëm ku çdo agim mund të sjellë bombardime, edhe pse zyrtarisht aty ka një marrëveshje paqeje, nëse mund ta quajmë kështu.

Megjithatë, edhe në këtë realitet të zymtë dhe të jashtzakonshëm, palestinezët vazhdojnë të agjërojnë, të luten dhe të shpresojnë, duke e kthyer Ramazanin në një simbol të mbijetesës dhe rezistencës shpirtërore kundër shkatërrimit.

Nga fillimi i viteve 2000, kur shpërthimi i Intifadës së Dytë e ndryshoi rrënjësisht realitetin e Gazës, Ramazani nisi të mbartë një peshë të re, jo vetëm si muaj reflektimi shpirtëror, por si periudhë e mbushur me tension, frikë dhe pasiguri të vazhdueshme. Bastisjet, përplasjet e armatosura dhe operacionet ushtarake u bënë sfond i përditshëm, ndërsa qindra palestinezë humbën jetën në vitet e para të këtij cikli dhune.

Familjet uleshin për iftar duke mos ditur nëse nata do të kalonte e qetë, apo nëse zhurma e avionëve do të sillte një tjetër tragjedi. Ramazani në Gaza ka qenë për dekada një muaj kontrasti të thellë: mes spiritualitetit dhe shkatërrimit, mes lutjes dhe sirenave, mes sofrave të iftarit dhe zhurmës së avionëve izraelitë. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING