BOTA NË FOKUS | Qëllimet e luftës TRUMP-NETANYAHU ndaj Iranit!

BOTA NË FOKUS | Qëllimet e luftës TRUMP-NETANYAHU ndaj Iranit!

Ndërsa bota u zgjua me këtë lajm dhe qëndron e bombarduar nga shumë kanale propagandistike që përpiqen ta interpretojnë në mënyra të ndryshme, profesori i Studimeve Iraniane në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, Hamid Dabashi në analizën e tij sjell katër faktorët ushtarakë në lojë, me fatin e më shumë se 90 milion njerëzve në rrezik.

Faktori i parë është fuqia e çliruar e ushtrisë amerikane, me Trump-in, një komandant të pakontrolluar dhe gati të tërheqë vëmendjen nga dështimet e tij brenda vendit, me dosjet e Epsteinit, dështimet në rajon, aventurizmi në Venezuelë, Kubë dhe Greenland, dhe dështimet në politikat globale, përballë Kinës dhe Rusisë.

Faktori i dytë, është vetë Republika Islamike, e cila përballet me protesta kombëtare që nga dhjetori 2025 dhe fillim janari, të nxitura nga kriza e thellë ekonomike që Irani ka përjetuar për dekada.

Faktori i tretë është Izraeli, makina më vdekjeprurëse në rajon, i freskët nga masakra e pamëshirshme e dhjetëra mijëra palestinezëve, sulmet ushtarake ndaj Libanit, Sirisë, Jemenit dhe Iranit në qershor 2025.

Faktori i katërt, sipas Dabashit, është iluzioni fashist i mbeturinave të dinastisë Pahlavi dhe banditëve e intelektualëve të tyre bashkëpunues, të udhëhequr nga Reza Pahlavi, që ëndërrojnë të rikthejnë pushtetin pothuaj gjysmë shekulli pas përfundimit të sundimit të tyre të korruptuar nga iranianët. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING