BOTA NË FOKUS | Plani për spastrimin etnik të Gazës!

BOTA NË FOKUS | Plani për spastrimin etnik të Gazës!

-Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një plan për të “pastruar plotësisht” Gazën. Ai e quajti Gazën një “vend shkatërrimi” dhe tha se ka biseduar me mbretin Abdullah II të Jordanisë për zhvendosjen e palestinezëve nga territori.

-“Do të doja që Egjipti të merrte njerëz. Dhe do të doja që Jordania të merrte njerëz,” u tha Trump gazetarëve.

-Ish-ministri i ekstremit të djathtë për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, mbështeti propozimin e Trump-it të dielën përmes një postimi në platformën X.

-Trump i lejoi Izraelit të aneksonte Lartësitë e Golanit të pushtuara – një veprim që një ditë do të çojë në luftë me Sirinë – të përdorte Marrëveshjet Abrahamike si një levë për të varrosur çështjen palestineze dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në Jerusalem.

-Trump e ka bërë të qartë se nuk i intereson aspak fati i shtatë milionë palestinezëve.

-Ndalesa e Trump në luftën e Gazës lidhet vetëm me pengjet izraelite. Pasi ata të kthehen, ose shumica e tyre, Izraeli mund të bëjë çfarë të dojë në Gaza ose Bregun Perëndimor.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING