Peskov: Moska kërkon paqe të përhershme në Ukrainë, jo armëpushim të përkohshëm

Peskov: Moska kërkon paqe të përhershme në Ukrainë, jo armëpushim të përkohshëm

 Rusia është e përkushtuar për arritjen e një paqeje të përhershme në Ukrainë dhe jo për një armëpushim të përkohshëm, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

Gjatë një konference për shtyp, Peskov tha se armëpushimet afatshkurtra, sipas tij, nuk sjellin rezultate të qëndrueshme.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj një paqeje të përhershme dhe jo ndaj një armëpushimi të përkohshëm”, tha Peskov, sipas RIA Novosti.

Ai pretendoi gjithashtu se situata në Ukrainë po përkeqësohet nga dita në ditë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në front.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, ky trend pritet të vazhdojë.

MARKETING