BOTA NË FOKUS | Përplasja për Netanyahun dhe përballja me GJNP-në!

-Një hetim i gjerë i Middle East Eye ka zbuluar hollësi të jashtëzakonshme mbi një fushatë gjithnjë e më intensive intimidimi të drejtuar kundër prokurorit të përgjithshëm britanik të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, për shkak të hetimit të tij mbi krimet e supozuara të luftës nga Izraeli.
-Muajin e kaluar, Middle East Eye zbuloi se Khan ishte paralajmëruar në maj se, nëse urdhër-arrestet e lëshuara vitin e kaluar ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant nuk tërhiqeshin, ai dhe GJNP-ja do të shkatërroheshin.
-Fushata kundër Khan është zhvilluar paralelisht me masa ndëshkuese dhe armiqësore kundër GJNP-së nga Shtetet e Bashkuara, si edhe me akuzat e sjelljes seksuale të papërshtatshme kundër prokurorit të përgjithshëm, të cilat nisën si akuza ngacmimi dhe më pas u përshkallëzuan në akuza për sulm seksual.
-Një këshilltar ligjor i lartë i Departamentit të Shtetit paralajmëroi këtë muaj organin mbikëqyrës të gjykatës se “të gjitha opsionet janë në tavolinë” nëse urdhër-arrestet ndaj Netanyahut dhe Gallant nuk tërhiqen.
-David Cameron, një ish-kryeministër britanik kërcënoi se nëse GJNP do të lëshonte urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë, Mbretëria e Bashkuar do të “ndalte financimin e gjykatës dhe do të tërhiqej nga Statuti i Romës”.
-Më 1 maj, Khan mori një kërcënim tjetër të rëndësishëm gjatë një telefonate konferenciale me zyrtarë të lartë të GJNP-së, senatorin Lindsey Graham dhe një grup senatorësh bipartizanë. Sipas materialeve të shqyrtuara nga MEE, Graham i tha Khan: “Nëse vazhdoni me urdhër-arrestet, është njësoj sikur të qëlloni vetë pengjet” dhe “ne do t’ju sanksionojmë”.
Ai shtoi se GJNP ishte “bërë për Afrikën dhe për banditë si Putini, jo për demokraci si Izraeli”.
Avdi Bakiju /SHENJA/