BOTA NË FOKUS | Paqja në Gaza dhe justifikimi i krimeve

BOTA NË FOKUS | Paqja në Gaza dhe justifikimi i krimeve

-Trump kishte ardhur për ta shpëtuar Izraelin, për ta ngritur nga izolimi global me të cilin po përballet. Në fjalimin e tij (në Knesset), ai deklaroi: “Bota po e do përsëri Izraelin”, sikur iluzioni mund të shndërrohej në realitet dhe të fshinte indinjatën morale të miliona njerëzve. Misioni i tij ishte të rikthente një narrativë të krisur që i kishte mundësuar Perëndimit të mbronte të pambrojtshmen.

-Ishte nisja e një fushate për të shpëtuar imazhin e Izraelit, e mbështetur nga makineria e propagandës perëndimore, dezinformimit, luftës psikologjike dhe armëzimit të inteligjencës artificiale e mediave sociale për të shtrembëruar perceptimin dhe për të varrosur të vërtetën.

-Fjalimi i Trumpit në Knesset ishte goditja e parë e një lufte të re – jo ndaj Gazës, por ndaj së vërtetës; një përpjekje për të rimarrë narrativën dhe për të heshtur një brez që refuzon të harrojë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING