BOTA NË FOKUS | Lufta që po ndryshon rendin global: A po dështon strategjia amerikane?

BOTA NË FOKUS | Lufta që po ndryshon rendin global: A po dështon strategjia amerikane?

MARKETING

Me gjithë përpjekjet e Pakistanit për të ardhur deri te një armëpushim fillimisht e më pas fund të luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit, ende nuk ka asgjë konkrete e as pika ku palët mund të pajtohen, si bazë për të filluar negociatat.

MARKETING

Sample Image

Presidenti amerikan Donald Trump disa herë ka pohuar se pala iraniane dëshpërimisht po kërkon një armëpushim, të njejtat janë demantuar fuqishëm nga këta të fundit dhe Trump ashtu si dje, ka kërcënuar me shkatërrim total të Iranit dhe kthim në kohën e gurit.

Bazuar në deklaratat publike të Trumpit, deri në këto momente nuk është bërë e qartë se për çfarë lufton ai: për karrierën politike të Netanyahut, për të përshpejtuar Armagedonin që do të “sjellte Mesian”, për lirinë e pretenduar të iranianëve, për naftën iraniane apo për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Sipas ekspertëve, lufta amerikane për Izraelin po dëmton rëndë interesat amerikane në rajon, dhe reshtimin e mundshëm të shteteve të Gjirit në një rend të ri rajonal që do të minimizonte ndikimin dhe do të reduktonte ndjeshëm interesat amerikane. Ngushtica e Hormuzit, ende e bllokuar për ata që Irani i konsideron armiqë, dukej të ishte arma më e fortë e Iranit nga sa ishte parashikuar më herët.

E veçanta e kësaj lufte është se të gjithë aleatët e SHBA-së e konsiderojnë të paligjshme dhe kanë refuzuar dhe vazhdojnë të refuzojnë kërkesat amerikane për të shfrytëzuar bazat e tyre në sulmet ndaj Iranit. Se cila palë kërkon të dalë nga kjo luftë, SHBA dhe Izraeli, apo Irani, vërtet mbetet një paqartësia më e madhe!

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING