‘Bota në fokus’: Lufta e 1967-ës dhe pushtimi i plotë sionist i Palestinës

‘Bota në fokus’: Lufta e 1967-ës dhe pushtimi i plotë sionist i Palestinës

-Fillimisht shfrytëzuan gjithë potencialin diplomatik të Evropës perëndimore për t’u ngulitur në tokat e Palestinës duke e proklamuar si të drejtë biblike, pastaj sionistë përdorën mandatin britanik në Palstinë si gardian në fushatën e tyre të kolonizimit të tokave arabe deri në luftën e 1948 kur veç më i kishin marrë 80% të tokës së huaj dhe shpallën pavarësinë e shtetit sionist.

-Që gjatë mandatit britanik, Izraeli dhe Jordania disi kanë pas një marrëveshje të fshehtë e cila kufizoi pjesëmarrjen ushtarake të ushtrisë jordaneze në përpjekjen e përgjithshme luftarake arabe në vitin 1948. Në këmbim të kësaj, Jordanisë ju lejua që të aneksonte zonat e Palestinës që përbënë më pas Bregun Perëndimor.

-Elita sioniste megjithatë ngeli e pakënaqur, sepse e dëshironte për vete gjithë territorin e asaj që atëbotë quhej Palestinë. Prandaj nuk rreshtën së krijuari raste, me qëllim të nxitjes së një lufte të re e cila megjithatë do të shpërthente në vitin 1967.

-Nga kjo luftë, Izraeli do të dilte fitimtari absolut kundrejt vendeve arabe dhe do të pushtonte jo vetëm gjithë territorin e Palestinës por edhe pjesë të Egjiptit e të Sirisë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING