BOTA NË FOKUS | Izraeli po humb mbështetjen ndërkombëtare?

BOTA NË FOKUS | Izraeli po humb mbështetjen ndërkombëtare?

-Sulmi ushtarak i Izraelit ndaj Gazës ka ndezur opinionin publik arab, duke e bërë politikisht të kushtueshme për liderët e Gjirit të normalizojnë marrëdhëniet. Pa një vizion të qartë pas luftës për Gazën dhe një armëpushim gjithëpërfshirës, dominimi izraelit është i paqëndrueshëm.

-Lufta e zgjatur në Gaza dhe mungesa e një rruge politike kanë dëmtuar imazhin global të Izraelit, duke çuar në dënime ndërkombëtare dhe madje në dobësimin e mbështetjes nga aleatë tradicionalë si BE.

-Javën e kaluar, Konferenca e Jashtëzakonshme e Grupit të Hagës mblodhi në Bogotá të Kolumbisë 30 shtete të Jugut Global me mendësi të përbashkët, për të kaluar nga fjalët e dënimit, në veprime kolektive të mbështetura në të drejtën ndërkombëtare.

-Dymbëdhjetë prej këtyre shteteve ranë dakord për zbatimin e menjëhershëm të gjashtë masave, përfshirë ndalimin e transferimit të armëve drejt Izraelit dhe ndjekjen penale të krimeve ndërkombëtare në juridiksionin e tyre kombëtar mbi bazën e juridiksionit universal.

-Pavarësisht sanksioneve të paprecedenta të SHBA-së ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) dhe gjyqtarëve të saj, hetimet për krimet e dyshuara të Izraelit në Gaza dhe gjetkë po vazhdojnë.

-“Vendosja e sanksioneve ndaj Albanese nga qeveria amerikane, dhe shpifjet e pabaza e të ligështa të Rubio-s ndaj saj, janë vetëm faza e fundit e fushatës së paligjshme të administratës Trump,” thotë për TRT World juristi i njohur për të drejtat e njeriut dhe ish-zyrtari i OKB-së, Craig Mokhiber.

-Në vitin 2017, demokratët simpatizonin më shumë Izraelin sesa palestinezët me një diferencë prej 13 përqind. Në vitin 2025, ata simpatizojnë më shumë me palestinezët – me një diferencë prej 43 përqind. Ky është një ndryshim i paprecedentë në një kohë kaq të shkurtër, shkruan Mitchell Plitnick, analist politik.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING