BOTA NË FOKUS | Gjeneralët izraelitë e pranojnë: Pa Amerikën nuk luftojmë dot në Gaza!

BOTA NË FOKUS | Gjeneralët izraelitë e pranojnë: Pa Amerikën nuk luftojmë dot në Gaza!

-Siç pranoi gjeneral majori izraelit në pension, Yitzhak Brick, në nëntor 2023:
“Të gjitha raketat tona, municioni, bombat precize, të gjithë avionët dhe bombat, janë nga SHBA. Në minutën që ata e mbyllin rubinetin, nuk mund të vazhdosh të luftosh. Nuk ke asnjë aftësi … Të gjithë e kuptojnë se nuk mund ta luftojmë këtë luftë pa Shtetet e Bashkuara. Pikë.”

-Donald Trump i ka dhënë Benjamin Netanyahu-t, dhe qeverisë së tij ekstremiste jo vetëm dritën jeshile për të “pastruar” Gazën dhe për ta “përfunduar punën”, por edhe armët, inteligjencën dhe fondet për ta bërë këtë.

-Kongresi është plot me tifozë republikanë të gjenocidit, nga senatorët Tom “shkatërroni plotësisht Gazën” Cotton te Lindsey “rrafshojeni me tokën” Graham.

-Ishte një president që e përshkruajti veten sionist, ish-Presidenti Joe Biden, ai që luajti një rol kyç në ngulitjen e kësaj pikëpamjeje në politikën amerikane, kur deklaroi në vitin 1986: “Mbështetja financiare për Izraelin është “investimi më i mirë prej 3 miliardë dollarësh që bëjmë. Po të mos ekzistonte një Izrael, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të shpiknin një Izrael për të mbrojtur interesat e saj në rajon”.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING