BOTA NË FOKUS | Gaza po digjet – pse heshtin fqinjët!?

-Fragmentimi i botës arabe, i projektuar nga fuqitë perëndimore, ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka dobësuar rezistencën ndaj sionizmit dhe penguar një strategji të përbashkët për vetëvendosje.
-Pas disfatës së vitit 1967, SHBA-ja filloi të promovojë një rend të ri në rajon, ku Izraeli do të luante rol qendror, ndërsa shtetet arabe u nxitën të linin mënjanë Palestinën për interesa të mbijetesës së tyre politike.
-Programi Botëror i Ushqimit shpall mungesën totale të rezervave në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli shndërron urinë në një armë sistematike të shfarosjes.
-Zyrtarët izraelitë artikulojnë pa maska planet për kontroll të pacaktuar mbi Gazën, dëbim masiv të popullsisë dhe copëtim të rajonit përmes rrugëve ushtarake.
-Zgjerimi i luftës në rajon e shfaq Izraelin jo thjesht si pushtues të Palestinës, por si mjet strategjik të imperializmit në të gjithë Levantin.
-Nga Siria në Liban, ushtria izraelite ndërhyn me agresivitet të hapur, duke ndihmuar axhendën imperialiste amerikane dhe duke shpallur plane për të qëndruar në territoret e pushtuara për një kohë të pacaktuar.
Avdi Bakiju /SHENJA/