BOTA NË FOKUS | Epstein – Dosja që po përndjek Shtëpinë e Bardhë

BOTA NË FOKUS | Epstein – Dosja që po përndjek Shtëpinë e Bardhë

Së fundmi u publikuan 3 milionë dokumente nga aktiviteti i pedofilit Jeffrey Epstein dhe kjo ka tronditur gjithë botën, veçanërisht SHBA-në dhe klientët e tij pjesamrrës në përdhunimet e fëmijëve, gjatë dy dekadave të fundit. Aty përmenden figura të larta politike amerikane, britanike dhe evropiane, duke filluar nga ishpresidenti i SHBA-së George Bush, ish-presidenti Bill Klinton, presidenti aktual Donald Trump, ish-presidenti Bill Clinton, princi britanik Andrew dhe figura të larta të BE-së, të cilët kanë qenë klientë të rregullt të Epsteinit, i cili u ka siguruar shërbime seksuale edhe me vajza dhe djem të mitur të moshave 12 dhe 13 vjeç.

Menjëherë pasi dolën në dritë këto dëshmi të cilat i publikoi Departamenti Amerikan i Drejtësisë e të cilat dyshohet se janë super të redaktuara, në opinion kanë shpërthyer akuzat madje edhe për kanibalizëm dhe sakrifikime të fëmijëve për qëllime okulte satanike, që nëse rezultojnë të vërteta, nuk ekzistojnë fjalë për të përshkruar tmerrin e elitës politike e biznesore, të cilët mbajnë në duar frenat e pushtetit global.

Nga dosjet e publikuara, më pak se 40 persona, regjistrohen si bashkëbisedues ose vizitorë të rregullt të Epsteinit, me një prani shumëvjeçare. Shpërndarja e këtyre individëve tregon se afërsisht 35% vijnë nga sektorët financiarë dhe të biznesit, 20% nga politika dhe administrata publike, 15% nga bota ligjore dhe konsulenca, 15% të tjera nga media, moda dhe kultura, ndërsa 15% e mbetur shpërndahet në qarqet akademike, shkencore dhe shoqërore. Gjeografikisht, shumica e kontakteve ndodhen në SHBA, me afërsisht 60%, e ndjekur nga Evropa me 25%, dhe pjesa e mbetur nga pjesët tjera të botës. Dhe kjo, duket të jetë fetëm maja e Ajsbergut. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING