BOTA NË FOKUS | ‘Doktrina Donroe’ dhe epoka e gangsterizmit shtetëror!

BOTA NË FOKUS | ‘Doktrina Donroe’ dhe epoka e gangsterizmit shtetëror!

Rendi ndërkombëtar është para një kolapsi dhe rrezikon të shembet hap pas hapi.

Rendi ndërkombëtar pas vitit 1945 u ndërtua mbi parimin se forca ushtarake duhej të kufizohej nga ligji. Politika amerikane e dekadave të fundit e ka gërryer këtë parim përmes ndërhyrjeve ushtarake pa mandat të OKB-së, siç ishte pushtimi i Irakut 2003, përdorimit të sanksioneve si armë kolektive ndëshkimi, mbështetjes së aleatëve edhe kur ata shkelin hapur Konventat e Gjenevës.

Kjo krijon precedent, nëse fuqia kryesore e sistemit e injoron ligjin, askush nuk ka më stimul ta respektojë atë. Mbështetja amerikane për operacione ushtarake shkatërruese, pa pasoja juridike për autorët, e rikthen luftën si instrument normal të politikës së jashtme.

Kur OKB-ja, Gjykata Penale Ndërkombëtare apo organizata të tjera injorohen ose kërcënohen me sanksione nga Uashingtoni, ato humbin rolin e tyre si arbitra neutralë. Pa institucione funksionale, rendi ndërkombëtar rrëshqet drejt anarkisë së kontrolluar nga fuqitë e mëdha.

Për shumë shtete dhe popullsi në Jugun Global, SHBA nuk shihet më si garant i rendit, por si forcë destabilizuese. Sipas ekspertëve, politika amerikane po e rrezikon rendin ndërkombëtar, jo sepse është e vetmja forcë destabilizuese, por sepse është aktori kyç që ka fuqinë ta ruajë ose ta shkatërrojë atë. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING