BOTA NË FOKUS | Arroganca e Izraelit dhe marshimi i pandalshëm drejt vetëshkatërrimit

BOTA NË FOKUS | Arroganca e Izraelit dhe marshimi i pandalshëm drejt vetëshkatërrimit

-Duke imagjinuar se gjithmonë do ta ketë një fuqi të madhe si SHBA për t’i mbrojtur krahët, Izraeli vazhdon të tregohet arrogant dhe të ndjekë ambiciet e tij të çmendura për hegjemoninë dhe “hapësirën jetike” në Lindjen e Mesme.

-Nuk është ekzagjerim të thuhet se në shfaqjet e tij të tepruara, Izraeli mbetet i pakrahasueshëm në botë sot. Dhe nëse këto ambicie arrogante për hegjemoninë janë të njohura për botën sot, është sepse vetë Izraeli i ka reklamuar dhe shpeshherë edhe shtë mburrur.

-Këto ambicie nuk janë të reja – ato kanë nisur qysh më herët me një fushatë ushtarake të quajtur Plani Dalet, një element kyç për të kuptuar qartë qëllimet përfundimtare të Izraelit si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar – territore ku palestinezët kanë jetuar nën çizmen e okupimit izraelit për gati gjashtë dekada.

-Arnold Toynbee, në veprën e tij madhështore me 12 vëllime ‘Një Studim mbi Historinë’, e përmblodhi me thënien e famshme: “Qytetërimet vdesin nga vetëvrasja, jo nga vrasja”.

-Ndërsa fati i marrëveshjes për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit është në pikëpyetje, tensionet e brendshme brenda sionizmit kanë arritur nivele të paprecedenta.

-Ish-ministri i mbrojtjes dhe shefi i shtabit të ushtrisë, Moshe Ya’alon – një figurë e djathtë e njohur – është një nga të paktët që paralajmëron për rrugën e shkatërrimit.

-Ai e përshkruan situatën aktuale si një “moment i shkatërrimit të tretë të Tempullit” për Izraelin.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING