Kërkesa e Kurtit për PDK-në: Të mos humbasim kohë, propozoni kandidatin për nënkryetar të Kuvendit

Kërkesa e Kurtit për PDK-në: Të mos humbasim kohë, propozoni kandidatin për nënkryetar të Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga PDK-ja që të propozojë sa më shpejt kandidatin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për vazhdimin e punës së institucioneve pa vonesa.

Kurti tha se partitë parlamentare duhet të angazhohen në funksionalizimin e komisioneve dhe të mos e zvarrisin procesin me procedura.

“Të punojmë dhe të mos humbim kohë me procedura. E ftoj PDK-në që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë në komisione parlamentare”, deklaroi Kurti.

Ai tha se përgjegjësia për shtetin nuk i takon vetëm shumicës qeverisëse, duke theksuar se edhe opozita duhet të ketë rol aktiv në Kuvend.
“Qeveria është e udhëhequr nga VV-ja, por në anën tjetër shteti dhe Republika nuk janë të qeverisë, janë edhe të opozitës, e cila duhet të jetë aktive në Kuvend”, tha Kurti për mediat.

MARKETING