BOTA NË FOKUS | Arkitektura globale e lobit sionist?

BOTA NË FOKUS | Arkitektura globale e lobit sionist?

Grupet e fuqishme të lobit sionist kanë metastazuar politikën evropiane dhe atë amerikane, dekada më parë ndërsa sot po e shrytëzojnë politikën dhe armët e tyre për të arritur qëllimet dhe projeksionet strategjike në Lindjen e Mesme. AIPAC-u është organizata më e fuqishme sioniste në SHBA.

Madje aq e fuqishme sa, sipas ekspertëve, kontrollon tërësisht kursin politik të vetë SHBA-së, ndërsa në Evropë funksionon me organizata të ngjashme por që veprojnë heshtur. Gjermania p.sh është vendi më i kapur në Evropë nga lobet sioniste dhe si rrjedhojë edhe mbështetësi më i madh i qeverisë së Netanyahut dhe politikave të cilësdo qeveri izraelite në çdo kohë, dhe këtë nuk e ka fshehur deri sot.

Ndërsa mediat kryesore në Britani dhe Francë janë po aq izraelite za vetë qeveria ekstremiste e Netanyahut dhe këtë e kanë dëshmuar me promovimin e propagdandës izraelite, duke minimizuar vuajtjet palestineze të shkaktuar nga gjenocidi izraelit në Gaza dhe duke keqinformuar opinionin për qëllimet e luftës së Izraelit. Situatë të ngjashme kemi edhe nëpër shumë vende tjera të Evropës e të mos flasim për raportimet e mediave amerikane. /Avdi Bakiju/

MARKETING