BOTA NË FOKUS | Arabia paraislame – Lindja e Mesme mes Romakëve dhe Sasanidëve

BOTA NË FOKUS | Arabia paraislame – Lindja e Mesme mes Romakëve dhe Sasanidëve

Për ta kuptuar suksesin e zgjerimit arab e me këtë edhe shtrirjes së ndikimit të Islamit në botë, duhet të kthehemi në vitet e Arabisë paraislame.

Në prag të lindjes së Islamit, dy shtete rivale perandorake i sundonin tokat e qëndrueshme të Lindjes së Mesme, Perandoria Romake-Bizantine në perëndim dhe Perandoria Sasanide e Iranit në lindje.

Në dallim nga hapësirat e administruara përpikërisht të perandorive bizantine dhe sasanide, Gadishullit Arabik të fillimit të shekullit të shtatë i mungonte çdo autoritet qendror organizativ. Fiset ishin njësitë më të mëdha të organizimit shoqëror dhe politik që i ishin ofruar besnikëritë e një individi.

Nga shekulli i katërt dhe i pestë pas Krishtit një varg bashkësish arabe në jug të Arabisë kishin adoptuar Krishterimin, ndërsa sundimtari i dinastisë së fundit paraislame të Jemenit qe konvertuar në Judaizëm.

Megjithatë, pjesa më e madhe e fiseve në brendësi të territorit vijoi të praktikonte forma të ndryshme të animizmit, duke adhuruar hyjni apo idhuj lokalë. Kjo gjendje do të vazhdonte deri në vitin 610 kur i erdhi shpallja hyjnore Profetit Muhammed, dhe bota do të ndryshonte përgjithmonë. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING