BOTA NË FOKUS | A po krijon Trumpi një OKB paralele nën hegjemoninë absolute të SHBA-së!
Që kur fitoi presidencën e shtetit më të fortë të globit, presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka fshehur ambiciet perandorake që në ditët e para të mandatit të dytë.
Kemi qenë dëshmitarë të postimeve të tij në rrejtet sociale ku e shfate veten si mbret. Me fillimin e vitit të ri këtyre ambicieve po i jep formë.
Sipas ekspertëve, “Bordi i Paqes” në Gaza, kërcënimet ndaj Iranit, rrëmbimi i presidenti të Venezuelës, këmbëngulja për të marrë Grenlandën dhe tarifat e pakuptimta ndaj të gjitha shteteve që nuk i nënshtrohen planeve të tij, janë tregues se administrata Trump në bashkëpunim me Izraelin po tentojnë të rrënojnë rendin ndërkombëtar të mbikqyrur nga OKB-ja, dhe ktijimin e një arkitekture alternative të pushtetit global.
Rezultati nuk është lindja e një rendi të ri të qëndrueshëm, por fragmentimi i rendit global. Normat zbatohen në mënyrë selektive, fuqitë e mesme detyrohen të rreshtohen në kampe, ndërsa vendet e Jugut Global humbin çdo iluzion për neutralitet ose drejtësi ndërkombëtare.
Rendi i vitit 1945 nuk po shembet me një akt formal, por po vdes përmes erosionit të besueshmërisë së tij.
Pra, administrata Trump, në koordinim të ngushtë me qeverinë e Netanyahut, nuk po ndërton një “OKB të re” në kuptimin institucional, por po e zëvendëson rendin ekzistues me një sistem hierarkik dhe selektiv, ku ligji i të fortit mbizotëron mbi parimin e drejtësisë universale. Ky transformim përbën një nga sfidat më serioze për stabilitetin global që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Avdi Bakiju /SHENJA/

