BOTA NË FOKUS | A janë kolonët e europës vërtetë hebrenj?
Tezat për një popull pa tokë dhe një tokë pa popull, janë argumentet e lëvizjes sioniste që përdoren edhe sot për të kolonizuar Palestinën në tërësi, bazë mbi të cilin edhe filloi pushtimi dhe kolonizimi, një shekull më parë.
E kush janë këta hebrenjë që krijuan shtetin e Izraelit, që po qeverisin sot dhe po grabisin tokat palestineze pëllëmbë pas pëllëmbe përmes metodave brutale, kanë shkruar shumë historianë, ndërsa ne do i referohemi studimeve të historianit hebre Ilan Pappe.
Në veprën e tij “Dhjetë mite mbi Izraelin”, Pappe e rrëzon teorinë e tokës pa popull dhe popullit pa atdhe, referuar Palestinës dhe të ashtuquajturit, atdhe të premtuar për hebrenjtë në tokat palestineze.
Madje në këtë vepër Pappe shkruan se kolonët e Europës që kanë emigruar në Palestinë, nuk janë hebrenjë autoktonë të tokave palestineze, por një fis turkmen nga Kaukazi i quajtuar Khazara që në shekullin VIII u konvertuan në Judaizëm e në shekujt në vazhdim u detyruan të zhvendosen drejt perëndimit të Europës. /Avdi Bakiju – SHENJA/

