“Bota ka ndryshuar”, Rama nga selia e OKB-së: Jemi buzë rrezikut, askush nuk është i sigurt!

“Bota ka ndryshuar”, Rama nga selia e OKB-së: Jemi buzë rrezikut, askush nuk është i sigurt!

Gjatë fjalës së tij në “Samitin për të Ardhmen” në OKB, kryeministri Edi Rama bëri thirrje se sytë e të gjithë botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje.
Kreu i qeverisë foli për sigurinë në botë, ku tha se bota ka ndryshuar, ndërsa shtoi se “jemi buzë rrezikut, dhe se askush nuk është i sigurt”.

“OKB nuk ka mundur të mbushë shpresat për ne popujt dhe frika vazhdon. Krizë pas krizë bie mbi ne. Edhe midis kësaj trazire, kemi çuar dëm mundësitë që çdo krizë na ka çuara para. Si të frymëzojmë, në vend që të demoralizojmë jetën e njerëzve të zakonshëm. Një luftë e re në Evropë ka vënë në pikëpyetje çdo gjë edhe ekzistencën e njerëzimit.
Sot sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje. Mund të themi se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë ndërsa na shohin të mbledhur këtu. Dyshoj seriozisht për këtë dhe kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Ne duhet të kemi kurajon të pranojmë se së fundmi veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë.

Një gjë është e qartë, që bota ka ndryshuar. Jemi buzë një rreziku dhe askush nuk është i sigurt, sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht, nëse nuk përballemi me to do të dështojmë.”, tha kryeministri.

MARKETING