Borë dhe mot më i ftohte në Kodren e Diellit -6 gradë

Borë dhe mot më i ftohte në Kodren e Diellit -6 gradë

Në Kodren e Diellit mëngjesin e sotëm janë regjistruar temperatura -6 gradë Celsius. Pasojnë Mavrova dhe Krusheva me -3, -1 në Berovë dhe Kriva Pallankë, 1 Kumanovë, 2 Manastir, Prilep, Ohër, Pretor, Dibër, Vinicë, 3 Tetovë, Shtip, 4 Shkup Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, 6 Dojran, Demir Kapia dhe 7 në Gjevgjeli.

Për 24 orët e fundit deri në orën 07:00 (në l/m2) reshje ka 4 l/m2 në Dibër, 3 në Kodren e Diellit, 2 në Shtip, Berovë, Krushevë, Mavrove , 1 në Ohër, Vinicë, dhe më pak se 1 l/m2 në Shkup Petrovec, Tetovë, Kriva Pallankë dhe në Kumanovë.

Shtresa e borës në orën 7 në Kodren e Diellit është 5 cm, kurse në Krushevë dhe Llazaropol 2 cm.

Moti sot është pjesërisht i vranët në mëngjes, gjatë ditës me diell dhe më i freskët me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 14 gradë.

MARKETING