Boçvarski: Ende nuk është paguar pjesa e dytë e parapagesës për “Bechtel dhe Enka”

Boçvarski: Ende nuk është paguar pjesa e dytë e parapagesës për “Bechtel dhe Enka”

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, sot tha se ende nuk është paguar pjesa e dytë e parapagesës për kompaninë “Bechtel dhe Enka”, e cila duhet të ndërtojë korridoret 8 dhe 10-D.
“Siç kemi paralajmëruar do të jetë transparente dhe në momentin kur do të kemi një pagesë të tillë në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore dhe pastaj te kompania do ta informojmë opinionin”, tha Boçvarski.

I pyetur se kur pritet që “Bechtel dhe Enka” të paraqesin një projekt, Boçvarski tregoi se janë duke u zhvilluar hulumtime mekanike, pa të cilat, siç tha ai, do të kishim një projekt të keq.

“Kompania filloi disa hulumtime mekanike, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme dhe të rëndësishme për projektimin. Pa ato hetime do të kemi një projekt të keq, i cili do të reflektojë keq në ndërtimin e seksioneve të autostradës. Ai mekanizëm do të funksionojë për aq kohë sa të mjaftojë që të bëhen të gjitha hetimet e nevojshme që të kemi një projekt cilësor. Sipas dinamikës, projektimi fillon menjëherë më pas. Aty ku kemi tokë shtetërore, puna do të fillojë menjëherë pas miratimit të projektit. Të gjitha projektet do të miratohen nga NPRRSH dhe i gjithë procesi do të jetë nën kontrollin e shtetit”, theksoi Boçvarski.

MARKETING