Bllokim i përkohshëm në Çair: Ja segmenti që mbyllet nesër

Bllokim i përkohshëm në Çair: Ja segmenti që mbyllet nesër

Komuna e Çairit ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një segment rrugor për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit.

MARKETING

Description of image

Segmenti nga Bulevardi “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për automjetet në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00.

“Nesër, segmenti rrugor nga Bulevardi ‘Xhon Kenedi’ deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00, për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit.

Lusim qytetarët që të mos parkojnë automjetet përgjatë këtij segmenti, ndërsa pjesëmarrësit në komunikacion të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

MARKETING